“Lagjja e Trimave”: Këto janë dëshmitë e sotme të dëshmitarëve (VIDEO)

Krismat kanë filluar nga policia. Deri më 8 maj në Lagjen e Trimave Kumanovë gjithçka ka qenë normale. Shqetësimi i banorëve ka nisur mbrëmjen e 8 majit kur banorët kanë nisur të sillen çuditshëm dhe kanë menduar se do të ketë ndonjë bastisje për drogë.

Kështu kanë dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore për rastin Lagja e Trimave -Kumanovë banorët e kësaj lagje, raporton Portalb.

“Krismat kanë filluar 10 minuta para orës 5 nga ana e policisë. Policia 10 metra ka qenë larg shtëpisë tim. Në një moment kanë hyrë në shtëpi, kanë bastisur dhomën time”, është shprehur dëshmitari Bejtullah Lutfiji, banor i Lagjes së Trimave- Kumanovë.

“Deri ora 11 isha jashtë në qytet, pastaj te një shok kemi ndenjur bashkë deri orët e vona të mëngjesit, kur për një moment kemi dëgjuar krisma, rreth orës 5 dhe jemi shtrirë për toke. Gjatë kohë s’kemi lëvizur, pastaj kemi dal, na ka marrë policia. Policia u soll keq me ne”, u shpreh Afrim Tahiri banor i Lagjes së Trimave Kumanovë.

“Më 8 maj i kam ndihmuar gruas të pastrojë shtëpinë. Orët e pasdites vajza erdh duke qarë dhe tha se gratë dhe fëmijët e mëhallës po e lëshojnë lagjen, dhe se edhe ajo do të shkojmë. Rreth orës 20 duke menduar se do të ketë ndonjë bastisje i dërgova fëmijët dhe gruan te motra ime, ndërsa unë u ktheva që t’i kryej punët në shtëpi. Më pas së bashku me një fqi tjetër dhe vëllain tim bëmë ndeje, deri vonë. Kur papritmas kemi dëgjuar krisma ora 5 e mëngjesit. Jemi shtrirë për tokë, më pas kur kemi parë se shtëpia e fqiut tonë po digjet i thash vëllait të dalim, më mirë të vdesim nga plumbi se sat ë digjemi. Pastaj na mori policia dhe na mbajti në stacion 24 orë”, potencoi Ergin Memetoviq, banor i Lagjes së Trimave- Kumanovë.

Nga ana tjetër Sanko Stanojkovski ka dëshmuar për ngjarjet 9-10 maj dhe raportin me kolegun dhe njërin prej të akuzuarve Arsim Bajrami. “Në ditën e 9 majit u thirrëm që të paraqitemi në punë. Pas arritjes në punë thirra të gjithë policët. Njëri nga të akuzuarit Arsim Bajrami më tha se ka vajzën e sëmurë. Në orën 10 u njoftova se Arsim Bajrami do të shfrytëzojë pushim mjekësor. Me urdhër të kryeshefit në punë duheshe të ishin të gjithë, edhe ata që kanë pushim mjekësor. Në ora 12:30 kryeshefi kishte thirrur takim pune. Aty erdhi edhe Arsim Bajrami. Sapo filloi takimi hyri një pjesëtar i njësitit special pyeti kush është Arsim Bajrami dhe e nxorën jashtë. Më pas e kam kuptuar se është marrë në pyetje, ku isha prezent edhe unë. Me Arsim Bajramin kemi pasur raporte shumë korrekte profesionale”, tha ai.

Seanca e ardhshme është caktuar për 10 mars.

Përndryshe, të akuzuarit e rastit “Lagjja e Trimave” në Gjykatën e Shkupit po gjykohen për ngjarjet që kanë ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015-të në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Sipas aktakuzës 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button