Hakverdi: Zgjedhje fer dhe përmbushja e kushteve, më të rëndësishme se zgjedhjet e shpejta

“Kemi pasur debat të mirë këtë mëngjes në lidhje me dokumentin që e përfunduam me grupin parlamentarë të socialdemokratëve në Gjermani”, tha deputeti gjerman, Metin Hakverdi, njofton Portalb.

Këto janë kohë të vështira, siç shtoi ai, kemi proces me Selanikun tanimë 12 vjet dhe për mua shihet si proces i ngadalshëm.

“Ne nuk duam që ta përshpejtojmë këtë proces, në këtë pikë dhe problemet që po përfliten me vjet që të fillojnë të ndryshohen. Ne bisedojmë për krizën e refugjatëve, çfarë nuk duhet të jetë arsyetim për reformat politike në shtet. Krizën e refugjatëve e shohim si gjasë që të bisedojmë për reformat që duhet të bëhen në shtet. Duke folur për datë të re të zgjedhjeve për në qershor ose në ndonjë kohë tjetër, për ne janë të rëndësishme zgjedhjet fer, në fushën e servisit publik në veçanti dhe lirinë e mediumeve në përgjithësi, por para se gjithash kjo të bëhet përpara zgjedhjeve”, shtoi Hakverdi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button