Merkel: Kemi pritur me kënaqësi paketën e propozimeve të Turqisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka pohuar se kanë pritur me kënaqësi paketën e propozimeve që Turqia i ka paraqitur BE-së, por ka shtuar se kanë nevojë afërsisht edhe për një javë kohë që të diskutojnë detajet e propozimeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel në një konferencë për shtyp të mbajtur pas Samitit BE-Turqi ka vlerësuar propozimet e fundit të bëra nga pala turke për forcimin e bashkëpunimit mes Turqisë dhe BE-së.

Ajo duke vënë në dukje se në Samit kanë diskutuar propozimet e ofruara në rendin e ditës nga kryeministrit turk Ahmet Davutoğlu tha se: “E presim me kënaqësi paketën e propozimeve që Turqia i ka paraqitur BE-së, por kemi nevojë deri në Samitin e BE-së që do të mbahet javën e ardhshme. Kjo duhet të konsultohet në parlamentet e shumë vendeve të BE-së”.

Duke rikujtuar se krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së më 17-18 mars do të mblidhen në një samit në Bruksel, Merkel ka theksuar se deri në mbajtjen e këtij Samiti do të kryhen diskutime për propozimet e Turqisë.

Merkel ndër të tjera ka shtuar se mbështesin pikat themelore të propozimeve dhe se dëshirojnë të negociojnë në mënyrën më të shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button