Disa ide për dhurata në ditën e gruas

Sot është dita e gruas dhe keni ngecur duke menduar se çfarë të bëni për dhuratë? Këtu ju kemi sjellur disa nga zgjedhjet që mund t’i bëni.

Buqetë me lule
Ndonse është bërë paksa e njëtrajtshme dhurimi i luleve për festën e gruas, por patjetër mbetet një dhuratë që simbolizon sinqeritet dhe dashuri, gjithashtu respekt të madh.
Qantë krahu
Është dhuratë simbolike, por që për një grua do të thotë shumë vetëm ideja për të, jeni të kujdesshëm për t’a përshtatur atë me stilin e saj, qoftë për nënën apo bashkëshorten tuaj.
Parfum
Parfumi është dhuratë ideale për këtë festë, mundohuni të gjeni llojin e parfumit që i përshtatet, që ka aromë të ëmbël dhe të lehtë.
Këpucë
Femrat janë të dhëna pas garderobës, dhe një palë këpucë për trendin pranëveror, do të ishin një dhuratë e mire besoj, përsëri kujdes në përshtatjen e stilit.
Unazë ose qafore
Është diçka që ajo do t’a mbajë me kujdes dhe si kujtim gjatë gjithë jetës, edhe nëse ndonjëherë dinamika e jetës ju largon nga njëri-tjetri, ajo do të ju mbajë në kujtesë saherë që t’a shef atë.
Një shall të bukur
Një shall i bukur me ngjyra gazmore nga materiali i mëndafshit me fije të bukura nga ky material, i përshtatet të gjitha moshave dhe do të jetë i përdorëshëm edhe në mbrëmje të veçanta.
Kuti me ëmbëlsira të vogla
Është simbolizim i lumturisë dhe ëmbëlsisë së raportit apo jetës në këtë raport, kështu që është një dhuratë e mirë dhe ideale.
Përkujdesuni që çdo dhuratë edhe nëse nuk është një nga këto, t’ia bashkoni edhe një kartolinë uruese me fjalët më të sinqerta dhe më të ëmbla që mund t’i nxjerrëni nga vetja, mundohuni që kjo të jetë ditë e veçantë për nënat ose bashkëshortet tuaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button