Gjërat që iu ndodhin kur ndaloni rregullimin e pamjes tuaj

Mosshqetësimi me pamjen e jashtme para tjerëve është njëra nga gjërat më çliruese që mund të përjetoni për veten tuaj. Sigurisht që të bëni sport, të bëni vetë makijazhin dhe të dukeni bukur është një gjë e mirë, mirëpo kur filloni ta mendoni si obligim mund të jetë tejet stresuese.

Mënyra se si dukeni është e rëndësishme, është pjesë përbërëse e juaja, mirëpo nuk është zëvendësimi i juaj. Ne obsesionohemi dhe ngarkohemi me pamjen e jashtme pasiqë ajo është mënyra e vetme se si komunikojmë me njerëzit tjerë, dhe kur të ndjehemi inferior apo të gjykuara apo të pasigurta, atëherë mundohemi të kompenzojmë.

Pra, çfarëdo qoftë arsyeja e stresit tuaj, nëse nuk e lëshoni shtëpinë pa makijazh, mendoni se stili juaj nuk është i mjaftueshëm, brengoseni vazhdimisht për peshën tuaj, nuk ndjeheni atraktive, kjo gjë nënkupton se nuk ndjeheni mirë në lëkurën tuaj. Nëse nuk dëshironi të dëmtoni veten tuaj më tej, ja disa gjëra që do ju bëjnë të mos brengoseni për pamjen e jashtme.

Do e kuptoni se jo të gjithë mendojnë për ju, sikurse brengoseshit

Njerëzit janë të zënë me atë se çfarë mendojnë njerëzit tjerë për ata, mirëpo ankthi juaj është i pabazë pasiqë njerëzit rrallë herë e kanë luksin të mendojnë për dikë tjetër nga obligimet e jetës.

E kuptoni se nuk janë vetëm njerëzit e bukur ata që kanë dashuri

Në fakt është e kundërta, nëse shikoni përreth do të shihni se shumica e çifteve që janë të lumtur, kanë pamje të jashtme mesatare.

E kuptoni se sa shumë dëshironi të “përmirësoni” veten tuaj me stile, makijazh, tretmane

Kjo është pjesa më e mirë dhe që do ju lirojë më shumë, pasi të kuptoni se nuk ka asgjë të keqe në ju. Nuk keni nevojë për nënvlerësim .

E kuptoni se kujdesi rreth asaj se çfarë mendojnë të tjerët për ju nuk e ndryshon mendimin e tyre ndaj jush.

E kupton se të qenurit “trendy” vetëm e vërteton se je konfomriste, “stili personal” dëshmon se je një individ i pavarur

E kupton se të qenurit vetvetja është më mirë se të qenurit perfekte

Mund të jetë klishe, mirëpo sapo të bëheni vetvetja më nuk do të dëshironi të dukeni perfekte për shkak të aprovimit të personave të tjerë.

E kupton se njerëzit në të vërtetë nuk admirojnë “njerëzit perfektë”

E kupton se nuk keni nevojë t`i dëshmoni askujt, asgjë

Nuk keni nevojë për aprovimin e askujt, nu kkeni nevoji t`i bindeni ndonjë rregulloreje të ve çantë. Bëhuni vetvetja, dhe shoqëria do fillojë të ju pranojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button