Turqia kërkon nga BE-ja heqjen e vizave për qytetarët e saj deri në fund të qershorit

Turqia nga Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar që deri në fund të qershorit të këtij viti të heq regjimin e vizave për shtetasit turq, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një burimi nga qeveria e Turqisë, Ankara nga BE-ja ka kërkuar që deri në fund të qershorit të heqë regjimin e vizve për shtetasit turq, të sigurojë një fond shtesë prej tre miliardë euro, përveç tre miliardë eurove të dedikuara për refugjatët sirianë.

Autoritetet turke nga Brukseli kanë kërkuar që BE-ja nga Turqia të marrë një refugjat për çdo refugjat të ri që pranon Ankaraja zyrtare.

Krerët e BE-së thuhet se janë duke i shqyrtuar propozimet e lartpërmendura të autoriteteve turke.

Përndryshe, në draftin i cili ishte përgatitur gjatë takimit të sotëm të Samitit BE-Turqi në Bruksel, theksohet lista e veprimeve për të dyja palët për t’i dhënë fund krizës së refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button