Protestë: Përkrahësit e Boshkoskit janë ndaluar 1 kilometër e gjysmë larg burgut

Policia nuk i ka lëshuar, qytetarët, aktivistët dhe anëtarët e partisë së Lube Boshkoskit me vetura që të arrijnë deri në burgun e “Idriozvës”, ku do të duhet ta shprehin protestën e tyre, sepse drejtori i burgut, Zhivko Pejkovski nën trysni, ashtu siç thonë, nuk e lëshojnë Boshkoskin tre muaj më herët, ashtu sikur të gjithë të burgosurit tjerë deri më tani.

Ky ndalim është edhe për gazetarët dhe ekipet mediatike, të cilët kanë reaguar ndaj kësaj sjelljes së policisë sepse nuk mund ta kryejnë detyrën e tyre.

Sipas partisë, Lube Boshkovski duhet të lirohet nga burgu javën e ardhshme, por drejtori nuk pranoi t’i jep tre muaj që pasuan ish-ministrit të Brendshëm, një masë e cila është për çdo të burgosur.

Partia ka thënë se ata nuk e dinë se kush ka urdhëruar që Boshkoski të mbetet në burg deri sa të kalojnë zgjedhjet e 5 qershorit dhe siç njoftuan, do ta njoftojnë edhe publikun.

Protesta e sotme, sipas tyre, është vetëm një kujtim për drejtorin e Idrizovës që nuk duhet keqpërdorur pozita e tij për qëllime personale apo partiake. Ata thonë se do të kërkojnë mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button