Padi kundër Spasovskit për ndryshimet kadrovike në MPB

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka marrë padi penale, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale moszbatim të vendimit gjyqësor. Bëhet fjalë për vepër që dënohet sipas Kodit Penal ose nenit 377, transmeton Portalb. Padia penale është paraqitur nga zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.

Nga Prokuroria, ashtu siç njofton “Vest”, padia është e paraqitur në lidhje me ndryshimet kadrovike, gjegjësisht emërimet kontestuese dhe shkarkimet që i ka bërë Spasovski në MPB. Padia është paraqitur sepse Spasovski nuk ka vepruar sipas vendimeve të Gjykatës Administrative. Bëhet fjalë për vendimet që Spasovski ka shkarkuar disa funksionarë në këtë ministri. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button