Vendoset pjesa e fundit në urën “Javuz Sultan Selim”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministri Ahmet Davutoğlu dhe ministri i Transportit, Telekomunikacionit dhe Çështjeve Detare, Binali Yıldırım, morën pjesë sot në ceremoninë e organizuar për vendosjen e pjesës së fundit të urës së tretë mbi ngushticën e Bosforit, “Javuz Sultan Selim”, e cila lidh kontinentin e Europës me atë të Azisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur gjatë kësaj ceremonie Presidenti Erdoğan, duke vënë në dukje kundërshtimet e disa grupeve të caktuara për ndërtimin e saj, u shpreh se: “Në kohën e ngjarjeve të parkut Gezi u tha dhe u shkrua që kjo gjë do të mbetet me dy grumbuj betoni dhe pa përfunduar. Madje organizuan edhe protesta në det. Por ndërkohë që ata bënin këtë gjë ne nuk u dorëzuam dhe thamë se duke bashkuar Europën me Azinë përmes urës Javuz Sultan Selim ky do të jetë një mesazh i rëndësishëm nga ne për botën. Në një vend të tillë vetëm ata që mendojnë duke parë larg dhe që janë me një vizion të qartë mund të realizojnë një projekt të tillë”.

Presidenti Erdoğan e cilësoi këtë projekt si “yll” për Stambollin duke shprehur lumturinë për momentin historik ku u vendos edhe pjesa e fundit e urës.

– “Këto projekte janë krenaria jonë”-

Duke shpjeguar se një projekt ure të tillë me varje ku ka katër korsi vajtje dhe katër korsi kthim si dhe me praninë e një hekurudhe me dy korsi për trena të shpejtë nuk eksiton Erdoğan në vijim të fjalës së tij u shpreh:

“Përsa i përket sistemeve të urave me varje nuk ka një urë të ngjashme kaq të gjatë. Këto projekte janë shkak për të qenë krenarë. Ashtu sikurse u shpreh edhe ministri i Transporteve duke i plotësuar ndërtimin e të gjitha urave dhe rrugëve ndihmëse në muajin gusht të gjithë bashkë do të bëjmë ceremoninë e inaugurimit. Ka qenë sukses projekti i Marmaray-it në të cilin deri më tani kanë udhëtuar rreth 130 milionë njerëz si dhe projekti i Tunelit të Avrasya-s punimet e të cilit janë në përfundim dhe i cili pritet të përfundojë në fundin e këtij viti. Në këtë mënyrë përsa i përket transportit mes Europës dhe Azisë do të kemi një lehtësim të dukshëm të situatës. Edhe pse me shumë vështirësi po hidhen hapa për lehtësimin e këtyre projekteve. Krahas këtyre projekteve kemi edhe mega-projektin e rrugës Stamboll – Izmir, projekt ky që do të ulë distancën mes dy qyteteve në 3 orë e gjysmë. Edhe ura e këtij projekti e cila kalon përmes gjirit të Izmirit është drejt përfundimit dhe punimet atje po ecin me ritme të shpejta. Ashtu sikurse thotë edhe ministri edhe në atë urë brenda muajit shpresojmë të vendosim pjesën e fundit të saj, ashtu sikurse e tha edhe vetë Kryeministri. Ne krahas bashkimit të zemrave kemi parasysh edhe pjesën ekonomike. Pasi krahas uljes së kostove në transporte ne ulim edhe përqindjet e aksidenteve rrugore. Pasi po të mendoni historikun e aksidenteve të trafikut në vendin tonë do të kuptoni fjalën që ne themi se në këtë rrugë jemi nisur duke u fokusuar që çdo gjë e bëjmë ‘për njeriun’. ‘Në fillim vjen njeriu’ thamë ‘qetësia dhe paqja e qytetarëve tanë’ thamë. Falënderoj Zotin. Jemi të lumtur që këto premtime jemi duke i realizuar një më një”.

Presidenti Erdoğan në vijim të fjalës së tij nuk la pa falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e kësaj vepre madhore duke filluar nga Kryeministri i vendit Ahmet Davutoğlu deri tek arkitektët, inxhinierët dhe punonjësit e thjeshtë që kanë punuar për realizmin e kësaj vepre.

Në fund të ceremonisë Presidenti Erdoğan, Kryeministri Davutoğlu dhe ministri i Transportit Yıldırım në shenjë tregimi të vënies së pjesës së fundit të urës sëbashku salduan një copë të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button