LSDM për gjendjen në Klinikën për kardiologji, përgënjeshtron Klinika

­ LSDM sot kumtoi se sipas informatave të mjekëve, në Klinikën e Kardiologjisë, për momentin ka vetëm një antibiotik që ua japin të gjithë pacientëve të cilët janë të shtrur në spital, raporton MIA.

“Mjekët frikësohen se me mënyrën e tillë të mjekimit mund t’ju ndodhë diçka e keqe pacientëve të operuar, për të cilët ato përgjigjen. Sepse ka vetëm një antibiotik, ato janë detyruar t’ua ndërrojnë terapinë pacientëve dhe ta japin ilaçin e njejtë për të gjithë”, citohet në kumtesën e LSDM­-së.

Në Kardiologji, thuhet mes të tjerash në kumtesë, veçmë dy muaj nuk ka pasur madje 70 për qind të materialit të nevojshëm mjekësor për shërim dhe trajtim të pacientëve.

Nga LSDM-­ja kërkojnë përgjigje nga ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov për gjendjen në Klinikën e Kardiologjisë. Ndërkohë Klinika e Kardiologjisë i përgënjeshtron thëniet se në spital ka vetëm një antibiotik me të cilin mjekohen pacientët.

Në Klinikn e Kardilogjisë, si citohet në njoftim, në çdo moment ka të paktën tre lloje antibiotikë me spektër të gjerë për përdorim parenteral dhe më shumë se pesë lloje të antibitokëve për përdorim prerooral. Nga Klinika e Kardilogjisë theksojnë se asnjë pacient nuk ka mbetur pa kujdesin dhe terapinë e duhur, ndërsa përzjerja në politikën e shëndetësisë dhe bërjen e fushatës me njollosjen e punës profesionale të Klinikës nuk është në interes të pacientëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button