Arbëresha Rexhepi shkruan historinë e xhudos së Maqedonisë

Garuesit më të mirë të Evropës në xhudo u mblodhën në qytetin Antalia të Turqisë për të garuar në Kupën Evropiane për Kadetë, në të gjitha kategoritë. Përfaqësuesit e të gjitha vendeve evropiane që morën pjesë në Europian Judo Kup Antalya 2016, numri i të cilëve i kalonte 320 garues, kishin paraqitje të shkëlqyer, ndërsa garat ishim mjaft luftarake dhe ky turnir do të mbahet mend si një ndër më luftarakët të mbajtur deri tani.

Reprezentacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga seleksionuesi dhe trajneri Goran Mickoski ka marrë pjesë me garues të cilët krahas kundërshtarëve më në zë të Botës, po korrin rezultate të mira. Debutuese në këto gara ishte Arbëresha Rexhepi e cila fitoi vendin e pestë në kategorinë për kadetë deri në 48 kilogramë. Ajo arriti të plasohet në vendin e 5-të në kupën për kadetë. Ky plasman ndodh për herë të parë në historinë e xhudos së Maqedonisë.

Arbresha Rexhepi dhe seleksionuesi Goran Mickoski
Arbresha Rexhepi dhe seleksionuesi Goran Mickoski

“Edhe përkundër një konkurrence mjaft të fortë, Arbëresha arriti të plasohet në vendin e pestë” thotë Mickoski në lidhje me paraqitjen e debutueses nga Maqedonia dhe shton se: “deri në fund të ndeshjesh, Arbëresha tregoi një luftë mjaft të fuqishme dhe kur menduam se arriti në finale, sekondat e fundit të ndeshjes së fundit nuk ishin në anën tonë. Por sporti e ka këtë, një fije e hollë e ndan fituesin nga humbësi, sidomos në një garë kaq të rëndësishme dhe kategori në të cilën lufton Arbëresha. Një gabim i vogël ishte i pamëshirshëm për ne. Por sidoqoftë, ajo është e re dhe nga kjo humbje do të din të nxjerr mësim për të ardhmen, e cila është mjaft premtuese për të. Pas kësaj gare ajo edhe një herë dëshmoi se është e gatshme të përballet me këdo nga emrat më në zë të Evropës apo Botës. Koha e saj është duke ardhur dhe së shpejti ajo do të shkruajë historinë e xhudos në Maqedoni”, shprehet seleksionuesi i Maqedonisë për kadetë z. Mickoski.

Renditja përfundimtare
Renditja përfundimtare

Mesa duket përgatitjet intensivë që këto tre muajt e fundit i ka bërë Arbëresha, përkrah të madhes së sportit të xhudos Majlinda Kelmendi dhe trajnerit Driton Kuka po japin rezultate, të cilët gjithmonë po kurorëzohen me medalje në të mirë të vendit tonë. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button