Greqia drejtoi note proteste drejt Maqedonisë dhe Serbisë

Mediat serbe njoftojnë se Maqedonia dhe Greqia gjatë ditës së premte kanë marrë notë proteste nga Greqia. Nëpërmjet saj  dy shtetet janë paralajmëruar që të ndryshojnë statusin e tyre lidhur me krizën e refugjatëve, dhe nëse kjo nuk realizohet, do të ndikojë në marrëdhëniet bilaterale me Greqinë.

Gazeta greke To Vima shkruan se paralajmërimi i është drejtuar para se të gjithash Maqedonisë, pasi qeveritarët kanë pasur qëndrim më të fortë lidhur me lëshimin e refugjatëve nga kufiri.

Sipas televizionit Telma, MPJ nuk pohon por as nuk e demanton lajmi lidhur me pranimin e notës.

Ndërkaq të hënën në Bruksel organizohet samiti mes BE-së dhe Turqisë në të cilin pritët të bëhet plan për zgjidhjen e krizës së emigrantëve, në të cilin Ankara do të duhet të ndalojë emigrantët që hyjnë në Greqi nëpërmjet Turqisë. Pritet që të sillen edhe vendime të tjera të cilat do të zbusin krizën e refugjatëve dhe të ndihmojnë Ballkanin që të ballafaqohet me numrin e madh të emigrantëve që vinë nga Greqia.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button