Përsëri Emini shënon për Kukësin

Futbollisti tetovar Izair Emini po vazhdon shkëlqimin te ekipi i Kukës, që nga java në javë po i afrohet kreut të tabelës, apo më saktë thënë pozitës që do ti mundësojë kuksianëve që të luajnë në arenën evropiane.

Emini ka treguar se është një përforcim shumë i madh i skuadrës së Kukësit, pasi po vazhdon të tundë rrjetet e skuadrave të Superligës shqiptare. Sot në duelin ndaj Vllaznisë së Shkodrës, Emini ka barazuar rezultatin duke shënuar në minutën e 33-të, ndërsa fitoren e ka vulosur goli i Hasanit.

Emini nga pesë paraqitje deri më tani ka shënuar katër gola. Ndeshjen e radhës Kukës e luan kundër Laçit që është një derbi i mesit të tabelës. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button