Të rinjtë deri 27 vjeç falas me tren çdo fundjavë të parë dhe të tretë

Grupi i parë i të rinjve deri në moshën 27- vjeçare sot u nisën për në Veles me tren nga stacioni hekurudhor në Shkup duke e shfrytëzuar masën e re qeveritare për fundjavë falas të paralajmëruar para disa ditëve.

“Praktikisht nga kjo fundjavë fillojmë me masën e re. Çdo fundjavë e parë dhe e tretë i muajit do të jetë falas për të rinjtë deri në moshën 27 vjeçare”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajlovski, njofton MIA.

Përkujtoi se nga viti 2014 deri tani të rinjtë deri në moshën 27 vjeçare falas kanë mundur të udhëtojnë me trenat e Hekurudhave të Maqedonisë vetëm fundjavën e tretë të muajit.
“Subvencionet e kësaj mase deri tani i kanë shfrytëzuar mbi 50.000 qytetarë përkatësisht të rinj deri në moshën 27 vjeçare, që do të thotë kursim direkt prej mbi 300.000 euro. Ne e pamë se është shumë e rëndësishme ta vazhdojmë këtë stimul dhe t’u japim mundësi të rinjve në fundjavën e parë dhe të tretë të muajit të lëvizin falas”, theksoi Misajlovski.

Sipas tij, do të bëhet stimul plotësues të gjithë ato njerëz të rinj të munden plotësisht të lëvizin falas, ndërsa nga ana tjetër të ndjejnë edhe një rehati me trenat e rinj që arritën.

Për Misajlovskin, ashtu siç tha, është shumë e rëndësishme që të rinjtë e përshëndesin këtë projekt dhe masat që i ndërmori Qeveria ndërsa që ishin paralajmëruar nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. “Të rinjtë do të kenë jetë më të mirë dhe më kualitative, ndërsa nga ana tjetër do të kursehet mjaft në buxhetet e tyre”, potencoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve.

Të rinjtë do të mund ta shfrytëzojnë masën në uikendin e parë dhe të tretë të muajit duke filluar nga e premtja në mesditë deri të hënën në orën 12.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button