Afrim Gashi: Ngjarjet në Butel, skenare të montuara

Ngjarjet e fundit në Butel të Shkupit, Afrim Gashi i Lëvizjes Besa i ka quajtur skenarë  të montuar politik. Në emisionin “10 minuta” në TV21 anëtari i lëvizje Besa tha se në këtë mënyrë pushteti po tenton ta defokusoj vëmendjen e opinionit nga kriza politike.

Anëtari kryesisë qendrore në Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, ngjarjet e Butelit, i ka quajtur skenarë  të montuara politike. Sipas tij krejt kjo po bëhet për të fituar pikë politike.

“Ka po i shikoja ato dy grupet, njëra ndëgjon muzik e tjetra kinse dëshiron të konfrontohet. Të gjithë e dimë më, edhe fëmijët e vegjël që i kanë nga 7 vjet e kanë kuptuar se është skenar i dy gradacioneve  politike për përfitimin e poenëve politik që në zgjedhjet e ardhshme të fitojnë një deputet plus minus”, u shpreh Afrim Gashi.

Gashi gjithashtu tha se është e pakuptimtë se në çfarë mënyre pushteti po tenton ta defokusoj vëmendjen e opinionit nga kriza politike

“Maqedonia ka problem kryesor me varfëri të skajshme, ka problem shtetëror me krizë të thellë politike ekonomike dhe sociale. Dhe të shkojnë njerëzit dhe të defokusohet vëmendja te një kryq është non sens, e pa shpjegueshme”, shtoi ai.

Me këto ngjarje që po ndodhin në Maqedoni, Gashi tha se në ndonjë vend normal qeveria do të jepte dorëheqje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button