Kryetari i Butelit: Ministri Spasovski të lirojë hapësirën e uzurpuar

Kryetari i komunës së Butelit, Petre Latinovski, i ka bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të lirojë hapësirën në rreth-rrotullimin në Butel, ku sipas tij, aktivistët e BDI-së janë ngujuar me tenda kundër ndërtimit të kryqit gjigant, njofton NOVA.

Ai reagoi se MPB nuk arriti që të parandalojë prishjen e rendit dhe qetësisë.

“Ministri teknik Oliver Spasovski mbrëmë nuk kreu punën për të cilën merr rrogë nga qytetarët. Ai nuk arriti të parandalojë uzurpimin e hapësirës në komunën e Butelit”, theksoi Latinovski.

Ai tha se nuk tërhiqet nga vendimi për vendosjen e kryqit, pasi që ai vendim është sjellë nga këshilli komunal dhe ka qenë legjitim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button