Opozita kërkon interpretimin e Kushtetueses për Thaçin President

Deputetët e tri partive Opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca ëpr Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA, të premten do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e kushtetuetshmërisë së zgjedhjes së Hashim Thaçit president të Kosovës.

Në një komunikatë të përbashkët të bllokut opozitar, thuhet se, “deputetët e tri partive politike opozitare VV, AAK dhe Nisma, sot e dërgojnë kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së votimit të Hashim Thaçit, president. Ata pretendojnë se në votimi për president në seancën e 26 Shkurtit 2016, janë bërë shkelje procedurale  dhe materiale”.

Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese dorëzohet në orën 14:00 nga deputetët Bali Muharremaj, Aida Dërguti dhe Enver Hoti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button