Poposki i bëri thirrje Greqisë t’i largojë me mijëra emigrantët nga kufiri

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki i bëri thirrje Greqisë t’i largojë mijëra aplikues të azilit të cilët tani me ditë të tëra kampojnë në vendkalimin kufitar në Gjevgjeli. Në një intervistë për Asocieshted pres, Poposki thotë se kjo para së gjithash është në interes të vetë emigrantëve, të cilët duhet të vendosen në qendrat e nevojshme, njofton MIA.

“Këtë që e kemi tani nuk është zgjidhje. Përderisa me të vërtetë kujdeseni për këta njerëz, duhet të vendosen në qendrat e pranimit të cilët janë të aftësuar të pranojnë aq numër të madh të njerëzve”, thotë Poposki, i pyetur për kampin e improvizuar në palën greke në vendkalimin kufitar Bogorodicë – Idomeni, ku vlerësohet se mbi 10.000 njerëz presin për hyrje në Maqedoni.

Autoritetet greke kërkojnë që Maqedonia sërish t’i hapë kufijtë për kalim të papenguar të migrantëve, por Poposki thotë se kjo do të varet nga vendimet e shteteve të tjera të Rutës ballkanike, në veri të Maqedonisë. Poposki shton se vendet të cilat i pranojnë migrantët dhe shtetet e tjera tranzite në mënyrë të pashmangshme vendosin restrikcione më të ashpra në numrin e migrantëve.

“Ne presim të na thuhen numrat e migarntëve të cilët do të pranohen në vendet të cilat janë synimi i tyre dhe kjo i përcakton kuotat ditore të migratëve të cilët mund të hyjnë në territorin e Maqedonisë”, thekson Poposki.

Në një intervistë për Si-En-En, megjithatë, ministri Poposki thotë se ekziston konsensus në Evropë rreth asaj se numri i migrantëve duhet të zvogëlohet dhe se duhet të ketë risistemim të migrantëve nëpër anëtaret e Bashkimit Evropian, por se kjo ende nuk ka ndodhur.

“Për momentin zgjidhja më e mirë është që t’i ndihmohet Greqisë në situatë të vështirë në të cilën gjendet për momentin dhe të punohet me Turqinë që të kufizohet numri i personave të cilët arrijnë në Evropë. mendoj se porosia e kryetarit të Këshillit të Evropës Donald Tusk ishte e qartë – se ajo që ndodhi në vitin 2015 nuk do të ndodhë sërish në vitin 2016″, deklaroi Poposki për Si-En-En.

Sipas Poposkit, referimi i porosisë nga ana e Tusk se vetëm aplikues legjitim të azilit të cilët janë refugjatë nga lufta në Siri mund të fitojnë strehim në Evropë do të kontribuojë ndaj asaj që të zvogëlohet presioni ndaj kufirit të jashtëm detar të Greqisë dhe të ngadalësohet vijimi i migrantëve.

“Maqedonia është vend tranzit. Ne kemi parë qindra mijëra migrantë të cilët vijnë përmes Greqisë, kalojnë nëpër Maqedoni dhe drejtohen drejt Gjermanisë, Austrisë dhe shteteve të tjera perëndimore-evropiane. Është e qartë se këto vende, të cilët kanë pranuar numër të madh të migrantëve gjatë vitit të kaluar, tani vendosin kufizime të caktuara. ka kufizim të kapacitetit të tyre që të absorbojnë migrantë shtesë. Qëllimi tani është që pengohet migrimi i paligjshëm dhe të sigurohet se të gjithë që dalin nga Greqia me të vërtetë kanë të drejtë të kërkojnë azil. Numri i migrantëve të cilët do të hyjnë në Maqedoni do të varet nga numri që shtetet perëndimore-evropiane janë të gatshme ta pranojnë”, shton Poposki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button