Keqpërdoren ndjenjat fetare dhe kombëtare për t’i mbuluar dështimet e Qeverisë

Në tribunën me temë: “A janë të mundshme zgjedhjet demokratike më 5 qershor, a do të përsëritet 23 shkurti më 6 prill?”- përfaqësues të organizatave qeveritare, partive politike dhe analistë politikë kanë diskutuar për ngjarjet e fundit në Butel, raporton Portalb.

“Nëpërmes rrethoreve në komunikacion do të tentojnë të defokusojnë opinionin, nga krimi i Qeverisë. Jemi mësuar tashmë me kësi situate, kur ndjenjat fetare dhe kombëtare keqpërdoren për t’i mbuluar dështimet e tyre. Megjithatë, banorët tanimë janë të vetëdijesuar”, ka thënë mes tjerash Xhabir Deralla nga OJQ Civil.

“Nëse bëjmë paralele mes asaj që ndodhi në rastin e “Kalasë” dhe kjo tani, do të shohim se numri i përkrahësve është shumë i vogël, nga fotografitë pamë se ishin funksionarë të lartë shtetëror, nga krerë të komunave e deri të ministrat. Kjo është një komponentë e rëndësishme, të cilën opozita, partitë parlamentare dhe jashtë parlamentare si dhe mediat duhet ta kultivojnë komponentë. Populli tashmë është i vetëdijshëm”, potencoi analisti Ramadan Ramadani.

“Tentim i fundit për të rrënuar Marrëveshjen e Përzhinos. Edhe kësaj radhe tentohet nëpërmes tensioneve ndëretnike, por u pa qartë se qytetarët nuk ranë në provokim. Dhe, ky ishte tentim i pasuksesshëm”, u shpreh Bojan Mariçiq, drejtor ekzekutiv i Qendrës maqedonase për edukim evropian./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button