LR-PDSH: BDI të merret me rastet e pandriçuara për shqiptarët!

“Zëdhënësi i LR-PDSH-së Elmir Sejfullai sot përmendi rastet që ngelen të pandriçuara dhe pa epilog, e ku janë vrarë, burgosur, rrahur apo malltretuar shqiptarët. Ai pyeti publikisht BDI-në, zv. ministrin e Punëve të Brendshme dhe ministrin e Drejtësisë se pse ende ngelen të pandriçuara dhe pa epilog këto raste?”, njoftojnë nga LR-PDSH.

“Vetëm gjatë një viti janë regjistruar 160 incidente të rrahjeve të nxënësve shqiptar në autobusët lokal të Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës,

–         Raste të montuara politike, siç janë “Sopoti”, “Monstra” apo edhe rasti i fundit në “Lagjen e Trimave”.

–         Vrasja e Harun Aliut dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, vrasja e dhjetëra ish-ushtarëve të konfliktit të vitit 2001.

–         Bastisja e shtëpive shqiptare në vendbanimet e Shkupit dhe Kumanovës ku u terrorizuan familjet, ngelen raste terrorizuese.

–         U dogjën pronat shqiptare në Gjorçe Petrov, dhe hynë huliganët në shtëpitë shqiptare në Nerez të Shkupit;

–         Vrasja misterioze e Ruhi Bakiut anëtar i komisionit të rregullativës shtetërore, vrasjet tjera, apo djegia e lokalitetit të postës shtetërore në Shkup.

–         Rasti i familjes Zeqiri, nga Radishani, që kanë detyruar të shpërngulen 16 anëtar të saj, është rast ende i pandriçuar, apo maltretimi i djaloshit Bilin!”, thuhet në kumtesën e LR-PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button