Gjykata Kushtetuese e Afrikës së Jugut refuzon ankesën e Oscar Pistorius

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Afrikës së Jugut ka refuzuar ankesën e atletit dhe ish-kampionit paraolimpik, Oscar Pistorius lidhur me verdiktin për vrasjen e të dashurës së tij, Reeve Steenkamp, të kryer në vitin 2013, shkruan Anadolu Agency (AA).

Si rrjedhojë e kësaj janë larguar të gjitha pengesat për gjykatësit për të dënuar Pistoriusin për vrasje, dhe këtë mund të bëjnë që në seancën e radhës e cila është caktuar për datën 18 prill.
Aktualisht, Pistorius gjendet në arrest shtëpiak, ndërkohë që në ankesën e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese kishte thënë se gjykatat e tjera kishin gabuar atëherë kur e dënuan për vrasje nga pakujdesia.

Dënimi minimal në Afrikën e Jugut është 15 vite burg, mirëpo gjykatësit mund të zbusin dënimin nëse konstatojnë se ka rrethana lehtësuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button