Sulm me lëndë shpërthyese në Mardin të Turqisë, vriten dy policë

Si pasojë e një sulmi të ndërmarrë me një mjet të ngarkuar me lëndë shpërthyese nga terroristët e PKK-së në rajonin Nusaybin në qytetin Mardin të Turqisë bien dëshmorë 2 policë si dhe plagosen 35 persona të tjerë, duke përfshirë mes tyre edhe civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mësohet se anëtarët e organizatës terroriste PKK në orët e para të mëngjesit me një mjet të ngarkuar me bomba kanë kryer një sulm në zonën ku ndodhet stacioni rajonal i trafikut dhe kompleksi i vendbanimeve të policisë në hyrje të rajonit. Si pasojë e shpërthimit ka patur dëmtime në shtëpitë e policëve si dhe është krijuar gropë e thellë në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button