“Të Bashkuar për Maqedoninë” do të protestojnë nëse Boshkoski nuk lirohet nga burgu

Anëtarët e partisë “Të bashkuar për Maqedoninë”, do të protestojnë prej javës së ardhshme, nëse nuk lirohet nga vuajtja e mëtejshme e burgimit kryetari i parties, Lube Boshkoski. Sipas bashkëpartiakëve të tij, Boshkoski i plotëson të gjitha kushtet për marrë falje tremujore, dhe kjo është e drejtë që e kanë marrë të gjithë personat e dënuar me burg.

Boshkovski e vuan dënimin e tij pesëvjeçar për rastin kontraverz “Fushata”, në të cilin u dënua për shpërdorim të detyrës dhe financimit të paligjshëm të fushatës.

Nënkryetari i “Të bashkuar për Maqedoninë “, Marjan Ognenovski, sot para Ministrisë së Drejtësisë, tha se pushteti praktikisht pranon se “do të shkojnë në zgjedhje, vetëm nëse nuk del Lube Boshkoski nga burgu”. Ai pohon se funksionarë të lartë të VMRO DPMNE-së kanë dërguar mesazh deri te drejtori i burgut Zhivko Pejkovski, që me çdo kusht të mos lejojë që Lube Boshkoski të dalë nga burgu para mbajtjes së zgjedhjeve.

“Frika shkon aq larg, sa që drejtori Pejkovski, duke keqpërdorur pozitën zyrtare, ia heq të drejtën ligjore Boshkoskit, për shkurtimin e dënimit prej tre muajve, të drejtë të cilën deri më tani e kanë marrë të gjithë të burgosurit. Dosja e Boshkoskit është pa të meta dhe ka rekomandim nga Gjykata, në të cilën thuhet se nuk ka pengesa për lirimin e tij “, deklaroi sot Ognenovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button