FC Shkupi në turne me Manchesterin, Romën, Porto e shumë ekipe tjera

Skuadra e FC Shkupi tani më po bëhet e fortë edhe me kategoritë e reja, pasi që angazhimi i madh i trajnerëve që kanë këto kategori, kanë bërë që Shkupi të jetë në kampionatet vendore të ët gjitha kategorive, në mesin e skuadrave më të mira.

Por Shkupi me gjeneratën U-12, do të jetë pjesëmarrëse në një nga turnet më të mëdha në Evropë, e që do të mbahet në Izmir të Turqisë. Edhe pse turneu “U12 Izmir CUP” po organizohet që nga viti 2013, ka arritur që të ketë skuadra të mëdha, sikurse janë Manchester City, AS Roma, Ajax. Sportin Lisbon, Porto, Athletic Bilbao, Galatasaray, Beshiktash, Fenerbahce, Borusia Monchengladbach, Dinamo Zagreb dhe shumë skuadra tjera, e këtë vit pjesëmarrës do të jenë edhe djelmoshat e FC Shkupi.

Me Skuadrën e FC Shkupi do të udhëheq trajneri Erkan Murseli, i cili e ka dëshmuar veten me kategoritë e reja duke nxjerrë kampionë skuadrën në vendin tonë. Trajneri Murseli ka thënë se kjo është një nder për te dhe të gjithë të përzgjedhurit, të cilët do të kenë rastin të garojnë krah për krah me ekipet e mëdha.

“Për herë të parë po marrim pjesë në një turne kaq të fuqishëm, ku do të marrin pjesë disa nga skuadrat shumë të mëdha evropiane. Ne shpresojmë që me këtë skuadër të arrijmë një sukses duke treguar lojë të mirë dhe të dalim në fund me arritje pozitive. Për skuadrën tonë, por edhe për mua është një privilegj i madh që marrim pjesë në këtë turne majtë të fuqishëm”, ka thënë mes tjerash trajneri Erkan Murseli.

FC Shkupi U12
FC Shkupi U12

Turneu i cili do të fillojë me 24 mars, tani më ka nxjerrë dhe grupet, ndërsa skuadra e Shkupit nga 12 grupet, bënë pjesën në Grupin J, ku do të ketë përballëkëto skuadra. Genk nga Belgjika, Konyaspor nga Turqia, Hanover 96 nga Gjermania, Manisa BSB nga Turqia dhe KIA FA nga Irani.

Në këtë turne pjesëmarrje kanë paraqitur edhe katër ekipe tjera shqiptare, është “2 Korriku”, El Clasico dhe Olti nga Kosova, ndërsa Int. Tirana nga Shqipëria. Nga vendet ballkanike do të veçojmë pjesëmarrjen e Dinamo Zagreb nga Kroacia, Sarajeva nga Bosnja, Lokomotiv Plovdiv nga Bullgaria, Panathinaikos nga Greqia.

Organizator i këtij turneu të madh është FC Altinordu, që është një nga akademitë më të mëdha të futbollit në Turqi, e që ka në pronësi katër komplekse madhështore, me nga 5-6 fusha të mëdha të futbollit.

Emrat e lojtarëve që do të marrin pjesë në “U12 Izmir CUP”: Baki Aliu, Berat Pilov, Feta Fetau, Aldin Kurti, Idriz Osmanoviç, Enis Buqi, Jon Çeliku, Erion Shuku, Andi Skikuli, Xhaner Azem, Muaz Saliu, Fatih Sherifi, Diedon Ibrahimi, Muamet Ameti, Edin Fera, Daut Lamallari Ubejd Veseli, Suhejb Fazliu dhe Endrit Abduramani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button