Çfarë duhet të bëni kur shefi juaj nervozohet?

Është vështirë të dini saktësisht se si të reagoni dhe çfarë të thoni dhe bëni kur shefi bëhet nervoz.

Këtu gjenden disa sugjerime mbi mënyrat e reagimit dhe çfarë mund të thoni kur shefi bërtet:

1. Kërkoni të caktoni një takim privat ku të flisni personalisht dhe të keni mundësi të sqaroheni me të.

2. Shpjegoni vetveten. Sërish, qëndroni të qetë, por flisni.

3. Mbani përgjegjësinë për gabimet tuaja. Mos u justifikoni. Nëse po ju bërtasin, sepse keni ngatërruar dicka, mos iu shmangni përgjegjësive tuaja.

4. Ofroni një zgjidhje. Çfarëdo që të ndodhë, nëse kjo është për shkak të gabimit tuaj apo diçka jashtë kontrollit tuaj, përpiquni të ofroni një zgjidhje.

5. Mos bërtisni edhe ju. Mos i jepni shefit tuaj të zemëruar një tjetër arsye për t’u zemëruar.

6. Sigurohuni që gjithçka të ketë vajtur në vendin e duhur.

Pas një konflikti në punë, gjithmonë pyesni nëse është zgjidhur duke u interesuar të nesërmen për t’u siguruar që gjithçka po ecën sërish në rrugën e duhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button