Ali Ahmeti: Protestat janë shtylla e demokracisë

­ Situata në vend dhe në rajon, zgjedhjet, të cilat do të mbahen më 5 qershor, si dhe marrëveshja e arritur më 2 qershor dhe aneksi i 15 korrikut, por edhe aktivitetet dhe angazhimi i Republikës së Maqedonisë për Samitin e NATO­s në Varshavë në korrik të këtij viti, kanë qenë temat, në të cilat sot në Ambasadën e SHBA­së kanë biseduar kryetari i BDI­së, Ali Ahmeti dhe zëvendës­ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike Brajan Hojt Ji, raporton MIA.

“Jemi dakorduar se këto zgjedhje duhet të jenë kredibile, të mos kontestohen nga asnjëra palë, t’i plotësojnë të gjitha standardet dhe të mos kontestohen as lokalishtm as ndërkombëtarisht. Kemi biseduar edhe për hapat, të cilat Maqedonia do të duhet t’i ndërmerr në drejtim të angazhimeve që na presim për Samitin e NATO­s në korrik që të kemi pritje më të mëdha”, deklaroi pas takimit Ahmeti.

Ai theksoi se nuk është biseduar rreth spostimit të sërishëm të zgjedhjeve, por për plotësim të detyrave nga ana e të gjitha institucioneve, siç janë partitë politike, KSHZ­ja dhe të tjera, zgjedhjet do të jenë kredibile, ndërsa partitë politike, nënvizoi, ta bëjnë punën e tyre, të mos kretë presion dhe frikësim ndaj votuesve. Në pyetjen e gazetarëve nëse pret zgjedhje kredibile, Ahmeti tha se konsideron që këto zgjedhje të jenë ndër më të monitoruarat në Republikën e Maqedonisë nga pavarësia e saj.

I pyetur nëse duhet të plotësohen të gjitha kushtet duke përfshirë edhe marrëveshjen për mediat, Ahmeti theksoi se bisedohet rreth shumë çështjeve, ndërsa SHBA­ja, siç tha, kanë qenë dhe mbeten miq tanë ­ kanë ndihmuar në të kaluarën, ndihmojnë edhe tani. Për atë nëse do të paraqitet dhe cila është frika e tij për atë që është i ftuar sot në PSP në lidhje me rastin “Kosmos”, Ahmeti u përgjigj se për atë do të “flasë atje”.

I pyetur nëse protestat e paralajmëruara nga BDI­ja për sot mund ta përkeqësojnë gjendjen e sigurisë në vend, lideri i kësaj partie Ahmeti potencoi se shtylla e demokracisë janë protestat.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. …Ndersa burgu nje kohe ishte per burra, ndersa per kete kohe per disa burreca eshte per mashtrim dhe tradhti…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button