Të përsëritet deri në “vdekje” dhe përtej saj

[Recension: Zaevi me presion mbi Janevën për hetimet e paargumentuara me qëllim të diskreditimit të personaliteteve nga VMRO-DPMNE-ja]

Njëra nga teknikat e prorpagandës që përdoret më shpesh është përsëritja. Disa fjalë, akuza, etiketa, diskreditime, procese…, duhet të përsëriten shumë shpesh që të bëhen “të vërteta”, gjegjësisht ta infektojnë aparatin dëgjues të qytetarëve që të topitet ndjeshmëria dhe nevoja për të dyshuar. Jo nuk ka nevojë të dyshoni. Ne mund t’u “bindim” për këtë!

Emrat dhe fjalët e përdorura në përmbajtjen mediatike që e recensojmë janë ato që përdoren dhe që përsëriten më shpesh në dy tre muajt e fundit në një pjesë të medieve. Ato që janë të afërta me politikat qeveritare. Konteksti në të cilin janë vënë fjalët “Zaev”, “Janeva”, “Prokuroria speciale publike”, “urdhër”… është, në fakt, tregimi se prokurorja speciale publike është nën kontroll të liderit të opozitës. Ky tregim, me këto fjalë, duhet të përsëritet shumë shpesh, në variacione të ndryshme, me qëllimin e vetëm  të pranohet dhe të perceptohet si e vërtetë!

03012016-Republika-Zaev-i-KLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi me presion mbi Janevën për hetimet e paargumentuara me qëllim të diskreditimit të personaliteteve nga VMRO-DPMNE-ja

Data dhe koha e publikimit: 29.02.2016, 11:54

Data e recensionit: 01.03.2016

Recenues: Zoran Bojarovski

Ç’ËSHTË E VËRTETË, E Ç’ËSHTË PROPAGANDË?

Ajo që u mbetet pjesëtarëve të emancipuar të publikut mediatik është t’i dallojnë këto teknika dhe t’i dallojnë nuancat që ta kuptojnë se ç’është e vërtetë, e ç’është propagandë.

Përveç kësaj, kjo përmbajtje mediatike vuan nga mangësitë e zakonshme kur janë në pyetje tekstet gazetaresket që janë përpiluar në atë mënyrë dhe që janë të bazuara në spekulime. Nuk ka burime (përveç, nga “burimet e afërta”), nuk ka palë të dytë, nuk ka mendime të ekspertëve…

Mirëpo, nga ana tjetër ka diskriminim që është në kundërshtim me nenin 10 të Kodit të gazetarëve:

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, orientimi seksual…).

Prandaj, kemi test që nuk dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit, që është në kundërshtim me nenin 13 të kodit gazetaresk dhe është përplot me anshmëri politike në vend të distancës profesionale nga subjektet politike, siç parasheh neni 14.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button