Remenski: 3 viktima të tregtisë me njerëz në 2015

Tashmë disa vite Maqedonia bën pjesë në grupin e shteteve, të cilat tërësisht i respektojnë standardet për luftë kundër tregtisë me njerëz. Ministria për punë dhe politikë sociale njofton për Portalb se gjatë vitit të kaluar janë identifikuar 3 viktima të tregtisë me njerëz.

Sipas përgjigjes së ministres Frosina Remenski për Portalb, të tre viktimat e tregtisë me njerëz janë femra, prej tyre njëra e rritur dhe dy të mitura. Njëra ishte viktimë e eksploatimit seksual; njëra e eksploatimit seksual dhe punës së detyruar dhe tjetra ishte viktimë e martesës dhe punës së detyruar. Dy eksploatimet ndodhën në Maqedoni dhe një në Itali.

Ndryshe, në vitin 2014 u identifikuan 7 viktima, kurse në vitin 2013 u identifikuan 15 viktima të tregtisë me njerëz./Portalb.mk

LEXO: Pasqyra e frikshme e tregtisë me njerëz në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button