Platini vjen në ditët e Shqipërisë, i përulet CAS-it

Michel Platini ka dërguar një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv pas suspendimit nga FIFA. Kurse, vetëm një vit më parë e francezi e kishte detyruar Shqipërinë t’i drejtohet kësaj gjykate
Vitin e kaluar Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) kishte fituar luftën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) me Serbinë dhe ish presidentin e UEFA-së, Michel Platini për ndeshjen e ndërprere mes Serbisë dhe Shqipërisë

Ende pa kaluar një vit, edhe vet Michel Platini i është drejtuar CAS-it pas suspendimit nga FIFA, raporton Goal.com.

Francezi ka dorëzuar në CAS ankesën kundër vendimit të FIFA-së për suspendim nga kjo organizatë për gjatë vitet e ardhshme.

Platini ishte i dënuar me tetë vite, por Komiteti i Apelit e ka ulur këtë dënim në gjashtë vite. Por, kjo nuk i ka pëlqyer Platinis, përcjell Gazeta Express.

“Michel Platini ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) kundër vendimit të nxjerrë nga FIFA, Komisioni i Apelit i FIFA-së, më 24 shkurt 2016”, thuhet në njoftimin e CAS-it.

“Michel Platini kërkon të anulojë vendimet e marra nga Komiteti i Etikës i FIFA-s dhe nga Komiteti Apelit FIFA-së”, vazhdon njoftimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button