Banorët e fshatit Mesnicës jetojnë në kushte të mjerueshme

Dikur, para shumë viteve nënat tona lanin rrobat anës lumit për shkak të mungesës së ujit, por historia e tillë përsëritet edhe pas 100 viteve edhe atë në fshatin Mesnicë të Komunës së Zelenikovës, njofton Alsat M.

Në shtëpitë e fshatit pothuajse nuk rrjedh as edhe një pikë ujë si mungesë e rrjetit të ujësjellësit që ka nisur të ndërtohet në vitin 2008 dhe nuk ka përfunduar ende. Banorët shprehen të revoltuar për kushtet mesjetare që përballen çdo ditë. Ata thonë se e gjithë teknika e bardhë që posedojnë në shtëpi nuk mund ta vënë në përdorim për shkak të mungesës së ujit. Madje, sipas banorëve uji që përdorin për momentin është i ndaluar për pije.

“Katastrofë verës, mos me qenë lumi me la fytyrën. Gratë me traktorë shkojnë te lumi dhe i lajnë qilimat, marrin traktorin i vendosin rrobat, para 100 vjetëve nënat tona kanë la me hi, edhe këto tash ashtu”, thotë nj banor i fshatit Mesnicë.

Fshati Mesnicë me rreth 200 banorë gjendet rreth 40 kilometra larg Shkupit. Ekzistenca e vetme e banorëve është kultivimi i duhanit. U larguam nga ky fshat duke lënë banorët në baltë e pa ujë dhe me një shpresë të vetmen se një ditë edhe për Mesnicasit do të lind dielli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button