Ja si e komentojnë deklaratën e Janevës Gjykata dhe Prokuroritë

“Gjykata as nuk i zvarrit, as nuk ik, por as nuk ik nga drejtësia. Detyrim themelor-kushtetues dhe ligjor i Gjykatës Themelore të Shkupit është zbatimi i atij funksioni, ndërkaq arsyetimet për anulimin e procedurës së deritanishme janë të njohura për publikun”, reagojnë nga Gjykata, në lidhje me anulimin e seancës së sotme të rastit gjyqësor “Puç“, njofton Portalb.

Nga Gjykata thonë se është tendencioze dhe e paqartë, deklarata e Prokurorisë Speciale se ajo po bën obstruksion ndaj prokurorisë në fjalë.

Ata demantojnë Zaevin, se për këtë rast nuk është situata konkrete se a ka dikush certifikatë apo jo, por të kryhet ekspertizë dhe të punohet me të gjitha dokumentet e lëndës, në të cilat ka edhe informata të klasifikuara. Nga Gjykata shtojnë se kjo është çështje e pastruar.

Ndaj akuzave të Prokurorisë Speciale që dhjetëra institucione nuk bashkëpunojnë me të në nivel të duhur, kanë reaguar Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Prokuroria Publike e Shkupit, kanë reaguar duke vlerësuar se dëshmitë e tilla nuk janë të vërteta.

“Deri më tani të gjitha kërkesat e Prokurorisë Speciale, janë zbatuar në kohë”.

Në lidhje me propozimin e Prokurorisë Speciale, për ndryshimin e Kodit Penal dhe futjen e veprës së re penale – pengim të drejtësisë, e cila do të jetë në krye të veprave penale kundër gjyqësorit, nga prokuroritë thonë se në këtë kontekst e përmbajnë këtë iniciativë.

“Në këtë kontekst, e përmbajmë iniciativën për sjelljen e veprës së re penale – pengim të drejtësisë, që të largohen obstruksionet me të cilat përballet Prokuroria Publike e Shkupit”, thuhet në reagimin e Prokurorisë Publike.

Prokuroria Speciale kërkon ligj të ri për dënimin e institucioneve që nuk bashkëpunojnë me të

Prokuroria Speciale sot ka kërkuar shtyrjen e seancës kryesore të rastit “Puç“ në të cilin njëri ndër të akuzuarit është lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për shkak se Gjykata ka refuzuar t’ia dorëzojë kopjen me dokumente dhe dëshmi elektronike me arsyetimin se bëhet fjalë për informata të klasifikuara.

Nga Prokuroria Speciale sot kanë njoftuar se përveç rastit “Puç”, Gjykata Themelore Shkupi 1, e pengon punën e kësaj Prokurorie edhe në të gjitha lëndët tjera për të cilat ka kërkuar që t’u dorëzohen materialet për ekspertizë.

Zaev: Përveç në Korenë e Veriut, askund në botë nuk ekziston Gjykatë që nuk ndanë drejtësi

“Askund në botë nuk eksiton gjykatë e cila i ik, zvarrit apo nuk do të ndajë drejtësi. Ja pse Pribe ka sugjeruar në Kapitullin 23, 24 që të ketë reforma në gjyqësor. Ja pse në Marrëveshjen e Përzhino s qëndron reforma në gjyqësor. Kjo nuk gjendet askund në botë, përveç sipas të gjitha gjasave në Korenë e Veriut”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot pas anulimit të seancës gjyqësore për rastin “Puç“, njofton Portalb.

Sipas tij, arsyetimi për i Gjykatës për mosdorëzimin e dëshmive në Gjykatën Speciale është i pabazë sepse të dy gjykatat kanë certifikatë për informata të klasifikuara. /Portalb

LEXO: Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, shtyhet rasti “Puç”

LEXO: Prokuroria Speciale kërkon ligj të ri për dënimin e institucioneve që nuk bashkëpunojnë me të

LEXO: Zaev: Përveç në Korenë e Veriut, askund në botë nuk ekziston Gjykatë që nuk ndanë drejtësi

LEXO: Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, shtyhet rasti “Puç”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button