I ftohti polar përfshin sërish Japoninë

Ishulli verior i Japonisë, Hokkaido është përfshirë nga stuhia më e ashpër e dëborës regjistruar në vitet e fundit. Agjencia Meteorologjike Japoneze, tha se janë regjistruar erëra deri në 40 metra për sekond, që në orët e para të mëngjesit. Mediat raportuan se brenda pak orëve, dëbora arriti në 40 cm.

Banorët u suprizuan nga ky mëngjes ndryshe, teksa Japonia zyrtarisht është në stinën e pranverës.
“Nuk ishte si dje. Sot, siç mund ta shihni është i ftohtë i acartë” tha një banor.
“Është e pabesueshme. Bora erdhi krejt papritur” tha një tjetër banor.

Nga stuhia u anulluan qindra fluturime nga ishulli ndërsa stuhia shkaktoi edhe ndërprerje të energjisë elektrike, për më shumë se 4500 shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button