Super e marta: Klinton-Sanders 7:4, Tramp -Kruz 7:2

Azhurim: Herët në mëngjes Ted Kruz ka fituar kaukuset e Alaskës

Rezultatet – Demokratët. Gara demokrate e super të martës ka kaluar pa ndonjë befasi të madhe. I ashtuquajturi “mur Klintonian i Jugut”, i filluar në Karolinën e Jugut, ka funksionuar në mënyrë perfekte duke i dhënë Klintonit fitore të thella dhe numër të madh delegatësh në të gjithë shtetet e jugut. Me votat e numëruara deri tani Klinton ka fituar në Alabama, Arkansas, Xhorxhia, Tenesi, Teksas dhe Virxhinia, kryesisht në sajë të avantazhit të thellë mes votuesve zezakë që i kanë dhënë asaj mbi 90% të votave të veta. Jashtë jugut Klinton ka fituar ngushtë edhe në Masaçusets. Sanders ndërkaq ka fituar shtetin e tij të Vermontit dhe në disa shtete të mes-Perëndimit: Oklahoma, Kolorado dhe Minesota.

 

 Votat

Klinton

sHillary-Clinton

Sanders

sBernie-Sanders

Alabama 79% 19%
Arkansas 66% 30%
Xhorxhia 71% 28%
Masaçusets 50% 49%
Minesota 38% 62%
Oklahoma 41% 52%
Tenesi 66% 32%
Teksas 65% 33%
Vermont 14% 86%
Virxhinia 64% 36%
Kolorado 40% 59%

 

Me rezultatet e sotme Klinton ka grumbulluar avantazh të madh në delegatë, pa llogaritur 457 superdelegatët që publikisht mbështesin atë.

 

 Delegatët

Klinton

sHillary-Clinton

Sanders

sBernie-Sanders

Alabama  33 3
Arkansas  18  7
Xhorxhia  66  23
Masaçusets  45  43
Minesota  24  42
Oklahoma 14 20
Tenesi 40 22
Teksas  122 48
Vermont  0 10
Virxhinia  61  32
Kolorado 24 33
Total deri sot 542 349

 

 

Rezultatet – republikanët. Në anën republikane Tramp deri tani ka fituar 6 shtete, por jo me margjinat që predikonin anketat. Në jug Tramp ka fituar në Alabama, Arkansas, Xhorxhia, Tenesi dhe Virxhinia. Ndërkaq për çudi fitoren më të thellë e ka shënuar në veri, në Masaçusets, shtetin më liberal në Amerikë. Më keq ka kaluar në Minesota ku hë për hë është i treti.

Natë të mirë ka patur edhe Ted Kruz i cili ka deklasuar kundërshtarët në Teksas dhe ka fituar edhe në shtetin fqinj Oklahoma. Marko Rubio ka fituar në Minesota, ndërsa ka qenë shumë afër fitores në Virxhinia.

I vetmi rezultat i shënuar i Kasiçit është Vermonti ku ka marrë vendin e dytë. Ben Karson ka dalur i katërti ose i fundit çdokund.

 Votat

Tramp

sDonald-Trump

Kruz

sTed-Cruz

Rubio

sMarco-Rubio

Kasiç

sJohn-Kasich

Karson

sBen-Carson

Alabama 44% 21% 18% 4% 10%
Arkansas 33% 31% 25% 4% 6%
Xhorxhia 39% 24% 24% 6% 6%
Masaçusets 49% 10% 18% 18% 3%
Minesota 21% 29% 37% 6% 7%
Oklahoma 28% 34% 26% 4% 6%
Tenesi 39% 25% 21% 5% 8%
Teksas 27% 43% 17% 4% 4%
Vermont 33% 10% 19% 30% 4%
Virxhinia 35% 17% 32% 9% 6%
Alaska 33% 36% 15% 4% 11%

 

Tramp udhëheq në tabelën e delegatëve, por është akoma shumë larg 1.237 delegatëve të duhur për fitore.

 Delegatët

Tramp

sDonald-Trump

Kruz

sTed-Cruz

Rubio

sMarco-Rubio

Kasiç

sJohn-Kasich

Karson

sBen-Carson

Alabama  28
Arkansas  13  9 6
Xhorxhia  36  14 11
Masaçusets  22  4  8 8
Minesota  8  12  12
Oklahoma  12 14 11
Tenesi  30  12  2
Teksas  20  57
Vermont  6  6
Virxhinia  17  8  16  5  3
Alaska  11  12  5
TOTAL deri sot 285 161 87 25 8

 

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button