Nikollovski: Subvencione bujqësore marrin mediat e afërta me pushtetin

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot akuzoi se subvencionet, në vend te bujqit, përfundojnë në mediat e afërta me pushtetin.

Këtë, sipas tij, e ka konfirmuar edhe ministri Mihail Cvetkov në një intervistë në të cilën thotë se firma “Transmet”, pronë e Sead Koçan i cili njëherit është edhe pronar i TV Nova, ka fituar tender për ndërtimin e sistemit për ujitje në Raven – Reçicë, me vlerë prej 8,5 milionë euro.

“Cvetkov, me elaborim se nuk i intereson nëse firmat ndërtimore kanë televizione ose jo, paralajmëruan edhe mundësi që ‘Transmet” të fitojë edhe një tender, për digën Reçan, e cila është në vijim” deklaroi Nikollovski.

Ai theksoi se në periudhën prej një jave, nga 16 deri më 22 shkurt këtë vit, RTM, Siteli, Kanal 5 dhe Alfa kanë emituar kronika pozitive për VMRO-DPMNE-në në kohëzgjatje prej 5,58 orë, ndërsa negative nuk ka pasur aspak.

“Ky është edhe një konfirmim pse duhen media të lira” tha zëvendësministri plotësues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button