Kenia, operacion kërkimi për luanët të cilët u larguan nga parku nacional

Autoritetet e Kenias kanë formuar një ekip i cili është i angazhuar me kapjen e dy luanëve për të cilët thuhet se kanë braktisur parkun nacional në Najrobi, i cili gjendet jo larg nga pjesa e banuar e qytetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raportohet se luanët janë parë nga një banor, i cili poashtu po kërkohet nga policia.

Në kohën kur po bëhet verifikimi i saktësisë së informacionit, një ekip policie është duke kryer patrullime në mënyrë që kafshët të kapen para se ti afrohen pjesës së banuar të qytetit.

Policia dyshon se dy luanët janë shkëputur nga grupi prej gjashtë luanësh të cilët kohë më parë braktisën pjesën malore të parkut nacional, i cili gjendet vetëm gjashtë kilometra larg nga Najrobi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button