Opel Astra, automobili evropian i vitit 2016

Juria prej rreth 60 gazetarëve ka zgjedhur Opel Astra-n për “automobilin e vitit në Evropë”, në prag të fillimit të Panairit të 86-të Ndërkombëtar të Automobilave në Gjenevë, që është një mirënjohje e madhe e kompanive të General Motors në Evropë.

Zgjedhja e sotme e Opel Astra-s për automobilin më të mirë të vitit erdhi në momentin e duhur për prodhuesin nga Detroiti, i cili tashmë disa vite ka qenë në humbje financiare kur janë në pyetje operacionet e tij evropiane.

Kreu i Opel-it, Karl-Thomas Neumann shprehu kënaqësi për shkak të zgjedhjes, siç tha, jurisë më rigoroze në industri. Tha se modeli Astra nga viti 2015 karakterizohet me dizajni i bukur, është më i lehtë, më i gjerë dhe elegant se paraardhësit e tij dhe se tashmë është shitur në 130.000 kopje.

Opel Astra është shpallur automobili më i mirë i vitit në konkurrencë të edhe gjashtë finalistëve tjerë edhe atë modelit; Jaguar XE, BMW 7-Series, Audi A4, Mazda MX5, Shkoda Superb dhe Volvo XC90 SUV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button