Trupi i mumifikuar i aventurierit gjerman gjendet brenda jahtit të tij të mbytur në Filipine

Trupi i mumifikuar i një aventurieri gjerman u gjet në jahtin e tij të braktisur këtë fundjavë në brigjet e Filipineve jugore. Manfred Fritz Bajorat, 59 vjeç, u gjet nga dy peshkatarë brenda jahtit të tij në oqeanin Paqësor, në brigjet e qytetit Barobo, në Surigao del Sur.

Trupi i tij u gjet i paprekur, i ulur pranë një radiomarrëse, mesa duket në tentativën e dëshpëruar për të kërkuar ndihmë para se të vdiste. Christopher Rivas, 23 vjeç, banues në P-4 Poblacion, në Barobo, ishte duke peshkuar me mikun e tij kur vunë re jahtin e bardhë, gjysma e të cilit ishte fundosur.

trupi1

trupoi2Jahti me emrin SAYO kishte qenë rreth e rrotull botës 20 vitet e fundit. Brenda në kabinë, pjesa më e madhe e të cilës ishte nën ujë, u gjetën foto që tregonin bashkëshorten  e tij, familjen dhe miqtë, rroba dhe disa kuti me ushqim.

Nuk është e qartë se prej sa kohësh, Manfred, i cili u identifikua në sajë të dokumenteve që u gjetën në jaht, ka qëndruar i vdekur ose nga se ka vdekur, edhe pse autoritetet besojnë se nuk bëhet fjalë për vrasje.

trupi3

Një mik i 59-vjeçarit tha për Bild se hera e fundit që kishte dëgjuar për të ishte 1 vit më parë përmes Facebook-ut me rastin e ditëlindjes.

trupi4

Erërat e thata të oqeanit, temperaturat e nxehta dhe ajri I kripur kanë ndihmuar në ruajtjen e  trupit të tij të paprekur nga dekompozimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button