Manipulim me deklaratat e lehtësuesit

[Recension: Mbeti vetë: BE-ja distancohet nga qëndrimet e Van Haute-s]

Теkst i përpiluar me të pavërteta, manipulime dhe spekulime. Artikulli publikon një sërë akuzash të pabaza për Piter Vanhauten, lehtësuesin belg në negociatat e katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës.

Остана сам ЕУ се оградува од ставовите на Ван Хауте Press24Linku deri te artikulli origjinal: Mbeti vetë: BE-ja distancohet nga qëndrimet e Van Haute-s

Data dhe koha e publikimit: 22.02.2016, 13:10

Data e recensionit: 27.02.2016

Recensues: Simona Atanasova

KU JANË DEKLARATAT “E TURPSHME” TË VANHAUTE-S?

Në artikull thuhet se Misioni i BE-së në Shkup qenka distancuar nga ndërmjetësuesi, pasi ai ka pasur një seri deklaratash të turpshme në rrjetet sociale, me të cilat drejtpërdrejtë i ka ofenduar qytetarët e Maqedonisë. Mirëpo, edhe pse ky artikll e akuzon Vanhauten për deklarata të turpshme, nuk është theksuar se cilat janë ato deklarata, të cilat gjoja janë të turpshme, dhe pse vlerësohen si të tilla. Mungon citim nga deklaratat “e turpshme” ose sqarim se kush dhe pse i konsideron si të pahijshme.

Në tekst thuhet se lehtësuesi belg Vanhaute i ka provokuar qytetarët e Maqedonisë, duke komentuar se nuk kanë parime evropiane.

Në fakt, ky është shtrembërim i plotë dhe manipulim i deklaratës së tij, ku ai thotë se Maqedonia ka nevojë për ligj të ri për mediete që nuk do të jetë kopje e legjislacionit të ndonjë vendi tjetër (siç propozoi VMRO-DPMNE-ja).

“Nuk është ide e mirë që të kopjohet nga vendet evropiane dhe të merren ligje prej tyre, për shkak se ku jeni sistem tjetër juridik, kushtetutë tjetër, mentalitet tjetër. Mediet tuaja nuk mund të krahasohen me mediet e vendeve të tjera. Prandaj, ju lutem, përpiquni ta shfrytëzoni atë që e keni dhe ta përmirësoni atë.” (Vanhaute)

Në artikull poashtu thuhet se Piter Vanhaute për disa media ka deklaruar se do të vazhdojë t’i udhëheqë negociatat, edhe pse ky pohim nuk mund të gjendet askund.

“Vanhaute për mediet që i financon Sorosi sot ka paralajmëruar se do të vazhdojë t’i udhëheqë negociatat, edhe pse nuk ka sqaruar se si mendon ta bëjë këtë nëse merret parasysh se VMRO-DPMNE-ja paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në asnjë proces negociator të cilin do ta udhëheqë ky filozof.”

Në tekst nuk ka citim nga deklarata, të cilën Vanhaute, gjoja e ka dhënë për këto medie, e as link nga tekstet e medieve për të cilat lehtësuesi belg ka paralajmëruar se do të vazhdojë t’i udhëheqë negociatat ndërmjet partive politike.

Një tekst i përgatitur në mënyrë korrekte duhet t’i respektojë parimet profesionale dhe еtike. Gazetaria e mirëfilltë dhe objektive nuk guxon të lejojë shtrembërimin e deklaratave dhe manipulimin e tyre që të arrijë mendim negativ te publiku për ndonjë person të caktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button