29 shkurti, dita kur femrat u propozojnë martesë meshkujve

Jenny Holland është bërë lajm si femra e parë që është gjunjëzuar para të dashurit të saj duke i kërkuar martesë me 29 shkurt, ditë kjo kur gjinia femërore në Irlandë lejohet të bëjë hapin që zakonisht e bëjnë meshkujt.

40 vjeçarja nga Belfast me një trëndafil ka kërkuar nga i dashuri Brian Donnelly që të martohen.

“Kemi qenë në një dasmë kur më kanë treguar për traditën e ‘Leap Year’ ku çdo katër vjet femrat kërkojnë martesë”.

Brian tha se është befasuar nga ky gjest por që ka pranuar propozimin.

Kjo traditë në Irlandë daton që nga shekulli i pestë kur femrave që prisnin gjatë nga të dashurit e tyre për të marrë pyetjen e madhe ju lejua që një herë në 4 vjet, çdo 29 shkurt të mund të bënin pyetjen e madhe.

Sipas traditës meshkujt që refuzojnë duhet të ju japin femrave para ose një fustan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button