Protesta: Ta mbrojmë Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese (FOTO/VIDEO)

Nën transparentën “Ta mbrojmë Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese”, qindra protestues janë mbledhur para objektit të Gjykatës Kushtetuese në Shkup, raporton Portalb.

“Dorëheqje”, “Shtet partiak”, “Banditë”, “Shtet mafijozësh” ishin vetëm disa nga thirrjet që dëgjoheshin nga protestuesit.

Masës së protestuesve me fjalim iu drejtua aktivisti për të drejtat e njeriut Petrit Saraçini.

“Prapa kësaj fasade të shkatërruar, e ndërtuar me paratë tona, heshti për dëbimin e deputetëve. Hesht për shkeljen e përditshme të të drejtave të njeriut. Kjo gjykatë do t’i mundësojë presidentit t’i amnistojë manipuluesit e zgjedhjeve. Para kësaj gjykate janë bartësit sot janë tubuar e sovranitetit-qytetarët. Kjo gjykatë duhet të vendosë ndryshe, ata 5 gjykatës që punojnë nën diktatin e ‘tefterit’ i ftojmë të punojnë sipas vullnetit të qytetarëve. Qytetarët po e humbin durimin”, potencoi mes tjerash Petrit Saraçini.

“Protestoj sepse jam qytetar dhe jam i obliguar ta ndalojë padrejtësinë. Gjykata kushtetuese duhet ta mbrojë ndarjen e pushtetit, dhe jo ta thyej me shpejtësinë e dritës. Gjithë kjo po ndodhë sepse shoqëria kriminele po ngutet të sigurojë amnisti. Duan të sigurojnë amnisti për rata që falsifikuan letërnjoftime, që kanë penguar qytetarë të votojnë, që kanë organizuar edhe njerëzit e vdekur, që kanë blerë vota me paratë tona”, theksoi Xharko Trajanovski nga platforma qytetare “Hajde”.

Protesta e tretë me radhë në lidhje me vendimit kontrovers të Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet në ligjin për amnisti, gjegjësisht me ndryshimet në këtë ligj, kryetarit të shtetit do t’i rriten ingerencat, është organizuar nga Platforma për Politikë Qytetare “Hajde”.

Sipas propozim-ndryshimeve, kryetari i shtetit do të ketë të drejtë t’i amnistojë edhe personat që janë të dënuar për mashtrime zgjedhore.

12795495_997057943698025_4366839629601113186_n

Protesta para Gjykatës kushtetuese
Protesta para Gjykatës kushtetuese

12321669_997057940364692_2115070412788717074_n

Përndryshe, ditë më parë me 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, Gjykata Kushtetuese e ka kaluar iniciativën për ndryshimet në ligjin për amnisti.

Propozimet për ndryshime në ligjin për amnisti vijnë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko.

Iniciativën e kanë votuar me “për” gjykatësit: Jovan Josifovski, Nikolla Ivanovski, Vlladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Elena Gosheva.

Kundër kësaj iniciative kanë votuar gjykatësit: Natasha Gaber – Damjanovska, Gzime Starova, Ismail Dardhishta dhe Sali Murati. /Portalb

LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)

LEXO: Edhe sonte protesta para Gjykatës Kushtetuese të Shkupit (FOTO)

LEXO: Maqedoni, Gjykata Kushtetuese bën bujë, është shndërruar në instrument partiak

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button