Meksikë, gjatë një operacioni shpëtohen 87 vajza që detyroheshin për prostitucion

Gjatë operacionit të policisë meksikane në rrugën famëkeqe Iztapalapa janë shpëtuar 87 vajza, të cilat kanë qenë të detyruara për prostitucion në katër klube të natës, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria meksikane njoftoi se aksioni policor në katër bare në kryeqytetin e Meksikës është realizuar në bazë të ankesave të banorëve.

Gjatë aksionit janë shpëtuar gjithsej 87 vajza, në mesin e të cilave edhe tre të mitura të cilat kanë qenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore dhe detyrimit për prostitucion.
Gjithsej tetë persona të dyshuar janë arrestuar nën akuzën se kanë mbajtur me dhunë vajzat e shpëtuara duke i shfrytëzuar në klube ilegale të natës.

Iztapalapa është një nga zonat më të varfra në kryeqytetin e Meksikës me një kriminalitet të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button