Gruevski: Nëse vendoset diçka në programin e VMRO-DPMNE-së, ajo kryhet

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dje bashkë me disa përfaqësues të partisë së tij, i vizitoi fshatrat, Brazda, Çuçer, Sandevo, Mirkovski dhe Kuçevishtë, njofton Portalb.

Banorët e këtyre fshatrave, Gruevskit ju ankuan se kanë probleme me rrugën lokale, nuk kanë çerdhe, por as sallë sporti. Ashtu siç shkruajnë disa mediume, banorët e këtyre fshatrave i kanë kërkuar Gruevskit që këto kërkesa t’i vendosë në programin e partisë në pushtet.

“Jam i kënaqur që munda drejtpërdrejt t’i dëgjoj banorët për këto probleme. Është interesante se të gjithë kërkojnë që kërkesat e tyre të vendosen në programin e VMRO-DPMNE-së, sepse e dinë që nëse i vendosim në program, ajo punë kryhet. Jam i kënaqur që kemi ardhur deri në këtë shkallë saqë njerëzit ta kuptojnë se kur diçka do ta vendosim në programin tonë, ajo thuajse është punë e kryer”, tha Gruevski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button