Donald Trump si Duçja: Më mirë një ditë si luan…

“Mjafton vetëm premtimi i tij për t’u ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të gjithë myslimanëve për të kuptuar që nuk ka asnjë ndryshim mes Donald Trump dhe Benito Musolinit”.

Kështu do të shkruante ndër të tjera Andrew Roberts në artikullin e publikuar prej tij në “The Telegraph” me titull “Donald Trump, Musolini i Amerikës”, transmeton Top Channel.

Në artikull, Robert mundohet t’u mbushë mendjen lexuesve duke renditur një sërë arsyesh se përse Trump ngjasonte me diktatorin fashist italian të Luftës së Dytë Botërore.

Sigurisht, në 2016 shkrimi i tij ka gjetur më shumë skeptikë sesa përkrahës, por ai që ja lehtëson më shumë punën duket se është vetë kandidati favorit i republikanëve në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Gafa (nëse mund të quhet e tillë) e Donald Trump ka mbërritur nga rrjetet sociale, ku ai është tepër aktiv. Sipas “New York Times’, në orën 06:13  Trump në orën 06:13 ripostoi një “cicërimë” në Twitter, ku shkruhej njëri prej citateve më të famshëm të “Duçes’.

“Më mirë 1 ditë si luan sesa 100 ditë si dele”, shkruhej aty…dhe nuk mbaron këtu. Postimi fillestar i takonte një llogarie me emrin parodike e quajtur “Il Duce” dhe ku në foton e profilit ndodhej fytyra e Donald Trump.

Menjëherë kanë nisur komentet qortuese në drejtim të kandidatit republikan, aq sa ky i fundit është detyruar që ta fshijë postimi, por jo para se ai “të merrte dhenë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button