ARM-ja me gardh të ri për parandalimin e migrantëve

Prej sot ARM-ja filloi të ngrejë gardhin e ri përreth rrugës që çon deri te vendkalimi i improvizuar kufitarë në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, deri te kampi pranues në gjatësi prej rreth 1 kilometër, raporton Alsat-M.

Me vendosjen e gardhit, ngushtohen mundësitë për refugjatët që nuk do duan të regjistrohen, dhe që dëshirojnë vetë ta vazhdojnë rrugën më tej.

Në hyrje të kampit të pranimit, tashmë tre ditë 125 emigrantë nga Iraku presin se çfarë do të ndodhë me ta. Në Maqedoni u sollën të premten, pasi në Serbi janë futur përmes Bullgarisë, ndërsa autoritetet serbe i kanë kthyer mbrapsht në Maqedoni. Ata ankohen se nuk kanë kurrfarë kushtesh dhe se po ia dalin ashtu si munden dhe dinë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button