Ndërtesat me stil barok, gjysmë gips, gjysmë beton

Ndërtesa e gjelbër me suva pre gjipsi në bulevardin “Dimitrie Çupovski ” në Qendër të Shkupit është stil barok. Por, me të kaluar nga ana e pasme shihet pamja e vjetër pa fasadë barok. Asgjë nuk është punuar, gjithçka duket si më parë. Ndërtesa nga prapa mban pamjen e parë të ndërtimit të saj me suva të thjeshtë, raporton televizioni 21.

Ndërsa, banorët thonë se ata janë pajtuar për ndërtimin e ballinës me stil barok, por me kusht që pjesës së prapme t’i bëhet izolim. Megjithatë, deri tani asgjë nuk është punuar.

“Gjyshes ti japësh për të veshë fustan nusërie, ashtu duket. Na premtuan sipas kontratës se do ta bëjnë pjesën e prapme. Pas pajtimit që ta bëjnë pjesën e përparme thanë se do ta bëjnë pjesën e prapme dhe tash nuk e dimë se kur do të bëjnë fasadën, ne po shpresojmë se do ta bëjnë. Thanë se vetëm lyerje do ti bëjnë, përmirësim të fasadës;  thanë se do të vendosin stiropor si ndërtesat e thjeshta pa stilin barok, vetëm fasadë të re”.

“Fasada e parë është e jona në Shkup. Duhet të suvatohet por nuk ka mjete, nga kjo anë nuk ka fasadë, nuk mundet ta mbërrijnë e këshilli i shtëpisë nuk e bën. Kjo është ndërtesë e vjetër. Nga para mirë e kanë bërë”, u shprehën disa banorë.

Përmes një komunikate, Qyteti i Shkupit njofton se rikonstuktimi i fasadave realizohet me ndihmë të qeverisë dhe përfitimet nuk janë vetëm të karakterit estetik-urbanistik, por edhe se do të ketë përmirësim të efikasitetit energjetik të objekteve. Në shkresën dërguar TV21 shpjeguan se punimet janë kryer në pjesën ballore, me çka këto objekte marrin një të ashtuquajtur pasaportë energjetike, ndërsa për pjesët e brendshme do të duhet të organizohet ndryshe.

Nga ana tjetër, arkitektët kanë vërejtjet e tyre, në përgjithësi për projektin Shkupi 2014.

Sipas arkitektit Vildan Etemi, fasadimi është i cilësisë të dobët në krahasim me ato të vjetra baroke që janë të gjitha me punë dore. Kurse për nevojën e rindërtimit thotë që Shkupin nuk e lidh historia për të pasur stil barok.

“Përdoren stiropor i plastifikuar e cila përdoret për eksterier dhe është i lirë në tregun tonë, kurse materialet të teknologjisë më të re janë më të shtrenjta me i përdorë si p.sh. materiali i çelikut, qelqi materiale alumini, titani etj, që janë të shtrenjta. Ne nuk kemi hasur në histori në Shkup që të revitalizojmë ato stile të cilat kanë kaluar në disa periudha kohore. Po e përmendi edhe qytetin e Krakovës në Poloni, e cila është e shkatërruar plotësisht në vitin 1939 nga okupatori gjerman që mbas luftës kanë revitalizuar, kanë ndërtuar objektin në formën e mëparshme”, tha Vildan Etemi, Arkitekt.

Projekti për rindërtimin e banesave dhe ndërtesave me fasada të stilit barok do të vazhdojë edhe në 15 objekte në Qendër të kryeqytetit. Këshilli i Qytetit të Shkupit ka konfirmuar se do të bëhen fasada të ndërtesave ku bëjnë pjesë ndërtesa e Odës Ekonomike, objekti Metropol, si dhe dhjetëra ndërtesa në rrugën Maqedonia dhe Dame Gruev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button