Reagimi grek zmbraps Ramën: Nuk i mbyllim kufijtë për emigrantët

Një deklaratë e Edi Ramës se Shqipëria nuk do t’i hapë kufijtë për emigrantët e Lindjes së Mesme që janë në Greqi, shkaktoi reagimin e fortë të mediave greke. Disa prej tyre i kujtuan se nuk duhet të harrojë kohën kur Greqia u hapi dyert shqiptarëve.

Edi Rama, i kritikuar shpesh për deficencë të theksuar në diplomaci, nuk kishte dëgjuar as deklartën e Ministres së tij të Integrimit, Klajda Gjoshës, e cila po atë ditë, (të enjten) kishte thënë se Shqipëria nuk do të pengojë kalimin e refugjatëve për në BE.

I gjendur përballë një lumi kritikash nga mediat fqinje, Edi Rama është detyruar të zmbrapset. Ai ka nxjerrë Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin për ta zbutur qëndrimin e tij, të cilin e tha me plot siguri edhe kur në Top Story iu bë e ditur se nga Ministrja e Integrimit ishte dhënë tjetër version. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, i pyetur se si do ta interpretonte ai deklaratën e Ramës se “Shqipëria nuk ka ndërmend të hapë kufijtë”,

Bushati u shpreh: “Shqipëria as do t’i hapë dhe as do t’i mbyllë kufijtë për refugjatët” Shqipëria do t’i qëndrojë besnike vlerave europiane, angazhimeve të ndërmarra në këtë kuadër që tetorin e vitit të kaluar”.

Vitin e shkuar ishte po vetë kryeministri Rama, i cili pati deklaruar se vala e emigrantëve mund të kalonte nga Shqipëria, me afrimin e dimrit dhe Shqipëria do të duhej të ishte e gatshme, nëse i kërkohej, për t’i pritur emigrantët. Nga qeveria u pranua edhe se po përgatiteshin disa kampe në Gjirokastër.

Është e pakuptueshme deklarata e Ramës për të mos i hapur kufijtë. Por nxitimi për ta zbutur qëndrimin me anë të ministrit Bushati, pas reagimit grek, e tregon atë sa të pakujdesshëm në diskursin publik aq edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button