Raportohen shkeljet e marrëveshjes së armëpushimit në Siri

Pas pesë viteve luftë civile në Siri është vendosur një armëpushim i përkohshëm.

Kjo gjë filloi në mesnatën e të premtën dhe nga raportet e parë del që linjat e para ishin të qeta, transmeton Klan Kosova.

Sidoqoftë, televizioni shtetëror sirian ka thënë se disa predha kanë goditur zonat e banuara të Damaskut, mirëpo nuk tregohej se kush i ka hedhur.

Gjithashtu përleshje mirëpo jo shumë të dhunshme janë raportuar në mes të grupeve rebele si dhe forcave qeveritare.

Një forcë e posaçme e kryesuar nga ShBA-të dhe Rusia do të zhvillojë një takim në Gjenevë për të monitoruar shkeljet e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button