“Mania” e re: Cilat ngjyra po i shihni në këtë xhaketë? (Foto)

Rreth një vit pas ‘fustanit të famshëm’ që njerëzit e shihnin të bardhë me ngjyrë ari, apo të kaltër me të zezë, vjen një dilemë tjetër.

Vajza e njohur si Nina, e ka postuar në llogarinë e saj në Tumblr, një fotografi ku shihet një xhaketë sportive.

“Shoqja më thotë se është e zezë me ngjyrë kafe, por mua më duhet se është gjelbër mbyllët dhe nuanca më e errët e së kuqes”, ka shkruar Nina, transmeton Telegrafi.

Komentet rreth fotografisë kanë qenë të ndryshme, me disa që e shohin shenjën e Adidasit si ngjyrë kafe, kurse të tjerë mendojnë se e ka ngjyrën si të tjegullave.

Këndi prej nga është fotografuar kjo xhaketë, besohet se shkakton një mashtrim optik, duke e lënë shikuesin të hutuar rreth ngjyrës konkrete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button