“Armëpushimi në Siri zgjati vetëm 1 orë e 50 minuta”

Komandanti i Brigadës Fatih Sulltan Mehmet i forntit të turkmenëve Mahmut Sulejman Zengin, ka thënë në lidhje me marrëveshjen për ndërprerjen e luftimeve në Siri se ajo ka zjgatur vetëm 1 orë e 50 minuta, raporton Anadolu Agency (AA).

”Ndërkohë që çdo ditë kishim 2 – 3 dëshmorë sot edhe pse hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit në Bajırbuxhak u vranë 10 persona dhe janë plagosur 20 të tjerë” ka thënë Zengin.

Zengin i cili ndodhet në Antalia për të marrë pjesë në konferencën e Turkmenëve ka thënë se marrëveshja për ndalimin e luftimeve e cila konsiderohet si një armëpushim i pjesshëm dhe e cila ka hyrë në fuqi në orën 00:00 në mesnatë, ka zgjatur vetëm 1 orë e 50 minuta. Ai ka vënë në dukje se militantët e organizatës PYD e cila është krahu i armatosur i organizatës terrorsite PKK në Siri ka sulmuar lagjet turkmene në Halep.

Duke theksuar se marrëveshja për ndalimin e luftimeve në Siri hyri në orën 00:00 dhe se në orën 01:52 forcat e regjimit në bashkëpunim me ato ruse kanë rritur intensitetin e sulmeve në veri të Halepit Zengin thotë: ”Nuk bën dot armëpushim. Zgjati vetëm një orë 50 minuta”.

Zengin i cili tha se forcat e regjimit kanë sulmuar turkmenët në Bajırbucak në orën 04:20 dhe se pas kësaj forcat turkmene i’u janë përgjigjur me zjarr në vazhdim thotë: ‘’10 persona ranë dëshmorë në këto sulme. Ndërsa nga ana e regjimit pati shumë të vdekur. Konflikti i armatosur atje ende është duke vazhduar. Nuk pati fare armëpushim’’.

Duke nënvizuar se azgjë nuk ka ndryshuar nga fillimi i marrëveshjes Zengin thotë:‘’Ndërkohë që ne çdo ditë kemi dhënë 2 – 3 dëshmorë sot dham 10. Krahas tyre kemi dhe 20 të plagosur. Armëpushimi nuk ekziston. Të gjitha janë gënjeshtrat e Rusisë dhe Perëndimit. Plani i vetëm është sulmi ndaj turkmenëve. Edhe momentalisht ka përplasje të armatosur atje. Edhe tani ka të rënë në koflikte’’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button