Sejfullahu i bronztë në turneun ‘Petko Sirakov’

Mundësi më shpresëdhënës i Maqedonisë, medalisti i dyfishtë nga kampionatet europiane për kadet, Elmedin Sejfullahu, arriti një rezultat tjetër të shkëlqyeshëm në karrierën e tij.

Në një nga turnet më të fuqishëm për mundës U-23, “Petko Sirakov”, që mbahet në Sofje, në paraqitjen debutuese, mundësi shkupjan regjistroi rezultat fantastik duke fituar medaljen e bronztë. Në fund të garave, Elmedini regjistroi dy fitore dhe një humbje, ndërsa në finalen e vogël, arriti të mposhte mundësin gjeorgjian, Roberti Dingashvili.

Ndryshe, Elmedini paraqitjen në Sofje nuk e nisi siç duhet, pasi humbi nga gjeorgjiani Teimuraz Vanishvili, i cili u plasua në finale dhe mundësit shqiptar i dha shansin të paraqitet në repasazh, ku pa probleme mposhti vendasin Bajram Shaban.

Me këtë rezultat Sejfullahu deshmoi se është shpresa më e madhe e Maqedonisë në mundje, duke paralajmeruar për suksese të ardhshme, e ato janë medaljet në Kampionatin Europian U23, si dhe Kampionatin Europian dhe Botëror për junior. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button